Ndahet nga jeta infermieri i njohur i QKMF-së në Klinë, Gjon Jaku

Sot në mëngjes ka ndërruar jetë punëtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Klinë, infermieri shumëvjeçar Gjon Jaku.

Gjatë viteve të tij të shërbimit në QKMF, z. Jaku u shqua për profesionalizmin, përkushtimin dhe sjelljen shembullore ndaj pacientëve dhe kolegëve. Largimi i tij është një humbje e madhe për komunitetin shëndetësor dhe qytetarët klinas.

Në emër të personelit të QKMF-së, drejtori Prof. Ass. Dr. Gazmend Bojaj ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të ndjerit dhe për të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan.

Në nderim të jetës dhe kontributit të tij, nesër në ora 10:00, në dakordim me familjen dhe institucionet lokale, do të mbahet një mbledhje komemorative në Sallën e QKMF-së në Klinë.