Ka ndërruar jetë gruaja më e vjetër në botë Fotima Mirzokulova.
Ajo lindi në 13 mars të 1893 në Taxhikistan, në kohën kur në Rusi qeverisja ishte në duart e Carit. Zonja Mirzokulova ka lënë pas tetë fëmijë dhe më shumë se 200 nipër, mbesa dhe stërnipër. Ajo u varros në qytetin Dakhana në veri të vendit, në afërsi të kufirit me Uzbekistanin.
Mediat lokale shkruajnë se e ndjera e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së saj duke punuar në kolkoz (një fermë kolektive, e ngjashme me koperativat e vendit tonë gjatë periudhës së komunizmit), duke mbledhur pambuk, madje ajo ka punuar edhe pasi ka dalë në pension, sepse njihej si një njeri e cila e dashuronte punën. Kujtojmë që gruaja më e vjetër në botë përpara Fotimas ishte Jeanne Louider Calmat nga Franca, e cila vdiq në moshën 122 vjeçare në gusht të 1997.