Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se kanë ndarë tetë milionë euro në 11 komuna të Kosovës.
Krasniqi theksoi se projektet në komunat përfituese janë bashkëfinancim i MAPL-së, donatorëve dhe Komunave në vlerë mbi tetë milionë euro.
“Mbi 8 milion euro në 11 Komuna. Me Kryetarët e Komunave përfituese nënshkruajtëm marrëveshjet në kuadër të Grantit të Performancës Komunale”, shkroi Krasniqi.
Komunat përfituese janë Rahoveci, Obiliqi, Skënderaj, Suhareka, Kaçaniku, Shtimja, Malisheva, Dragashi, Ranillugu, Parteshi dhe Peja.
“Projektet në Komunat përfituese janë bashkëfinancim i MAPL-së, donatorëve dhe Komunave në vlerë mbi 8 milion euro”.
“Në kuadër të këtij bashkëfinancimi janë paraparë projekte për rregullimin e shtratit të lumenjëve, pastrimin e shtratit të lumit, ndërtimin e fushave sportive, rregullimin e ndriçimit publik dhe projekte të tjera të cilat kanë për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët dhe rritjen e zhvillimit ekonomik lokal”.