Me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, kryetari i Klinës, Zenun Elezaj ka bërë një status në FB.
Ai ka çmuar lartë kontributin e mësimdhënësve, derisa me mirënjohje kanë nderuar pensionistët e arsimit.
Ky është njoftimi:
Sot, në Ditën e Mësuesit, në shenjë mirënjohje për kontributin e dhënë nga veteranët e arsimit, të cilët nuk u ndalën asnjëherë në misionin e tyre të shenjtë për përhapjen e dijes dhe ndjenjës atdhetare as në kohërat më të vështira për popullin shqiptar, bashkë me drejtorin e Arsimit, Qemajl Sejdijen, kemi ndarë mirënjohje për mësimdhënësit e pensionuar gjatë këtij viti dhe vitin e kaluar.
Angazhimi i tyre në edukimin e shumë brezave është jashtëzakonisht i madh, i kanë bërë ballë të gjitha sfidave të kohës duke punuar në presion e pa ose me pak kompensim material, prandaj ne çdo herë do të jemi mirënjohës dhe falënderues.