Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Liburn Aliu, ka bërë të ditur se janë hapur procedurat e prokurimit, për pastrimin e shtretërve të lumenjëve në disa qytete të Kosovës.
Aliu i cili e ka quajtur këtë një lajm të mirë, ka thënë se vlera totale e projektit, parashihet të jetë rreth 2 milion euro.
“Lajm tejet i mirë, që tani janë hapur procedurat e prokurimit për ???????????????????????????????????? ???? ????????????????????????????̈???????????? ????????̈ ???????????????????????????????? ????????̈ ????????????????????????̈????. Rreth 2 milionë euro, parashihet që të jetë vlera totale e projektit”, ka shkruar Aliu në Facebook.
Postimi i plotë i Aliut:
Lajm tejet i mirë, që tani janë hapur procedurat e prokurimit për ???????????????????????????????????? ???? ????????????????????????????̈???????????? ????????̈ ???????????????????????????????? ????????̈ ????????????????????????̈????.
Rreth 2 milionë euro, parashihet që të jetë vlera totale e projektit.
Lumenjtë që do të pastrohen:
Lumi Nerodime – Kaçanik
Lumi Toplluha, Velezha – Prizren
Lumi Sitnica, Gurishta – Vushtrri
Lumi Zhegër, Livoq dhe Përlepnicë – Gjilan
Lumi Verbica, Qubrel, Runik – Drenas dhe Skënderaj
Lumi Janjeva, Godanci, Sitnice – Lipjan
Lumi Kamenica – Novobërd
Lumi Ibër – Leposaviq
Bashkë dhe secili prej nesh duhet të jetë rojtar i tokës, ujit dhe vendit ku jetojmë, e lufta ndaj mbetjeve do të vazhdojë për ditë, sigurisht me institucione përgjegjëse, projekte konktete për pastrim, por edhe me qytetarë vullnetarë të shumtë që e duan një Kosovë sa më të Pastër!