Qeveria ka ndarë mbi 2.8 milion euro për të mbuluar dëmet në bujqësi për shkak të reshjeve të shiut.
Kjo ndarje përfshinë kompensimin për periudhën janar – nëntor 2022.
Propozimin para kabinetit qeveritar e bëri ministri i Bujqësisë, Faton Peci.
Ministri Peci tha se nga këto mjete do të përfitojnë fermerët e 22 zonave të prekura.
“Si ministri kemi buxhetuar mjete për ti ardhur në ndihmë bujqve, përveç 2 milion e 826 mijë do të përfitojnë fermerët e 22 zonave të prekura. Vlerësimet e realizuara nga komisioni i ministrisë bazuar në raportet e komunave, kemi hartuar udhëzuesin në bazë të të cilëve drejtorit kanë hartuar raportet” – u shpreh ministri Peci në mbledhjen e sotme të Qeverisë.