NATO nga nesër do të nisë stërvitjet ushtarake, të cilat do të përfshijnë praktikimin e përdorimit të armëve bërthamore të Evropës.
Si pjesë e praktikës intensive, deri në 60 avionë do të bëjnë fluturime mbi në Belgjikë dhe do të përfshijnë 14 vende evropiane.
Avionët e përfshirë në stërvitje do të jenë avionë luftarakë të teknologjisë së lartë dhe bombardues amerikanë B-52 me rreze të gjatë veprimi.
Pavarësisht tensioneve të fundit, stërvitja rutinë nuk është e lidhur me ngjarjet aktuale botërore, sipas NATO-s. Zëdhënësja Oana Lungescu, tha se stërvitja synon të sigurojë që parandalimi bërthamor i NATO-s të mbetet i sigurt dhe efektiv.
Kjo vjen pasi presidenti rus, Vladimir Putin kërcënoi se luftimet e drejtpërdrejta me vendin e tij do të rezultonin në një “katastrofë globale”, raporton DailyStar,