Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar për vazhdim të reshjeve edhe gjatë të martës dhe të mërkurës, duke rrezikuar ngritjen e nivelit të lumenjve.
Reshjet e vazhdueshme do ta vështirësojnë gjendjen në vend, ka thënë IHK.
“Duke filluar nga sot pasdite 22/11/2022, në pjesën më të madhe të vendit do të vazhdojnë reshjet, por me intensitet dhe në sasi, më të larta do të jenë në pjesën perëndimore të vendit. Kjo situatë do ta vështirësojë edhe më tepër edhe ashtu të rënduar nga ditët e kaluar e të cilat shkaktuan disa vërshime”.
IHK-ja ka shtuar se ekziston rreziku që lumenjtë të kalojnë kapacitetet e tyre transportuese duke shkaktuar përmbytje.
“Aktualisht tendencat e niveleve dhe prurjeve të ujit në shumicën e lumenjve janë në rënie të letë, por pas vazhdimit të reshjeve, pritet që përsëri ata të pësojnë ngitje me mundësi që t’i kalojnë kapacitetet e tyre transportuese nëpër disa segmente dhe si pasojë do paraqiten edhe përmbytje lumore, por edhe tejngopje e tokave të shkaktuar nga sasia e madhe e reshjeve. Kjo situatë do të vazhdoj edhe gjatë ditës së nesërme por me intensitet më të ulët