Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Naser Rugova ka nisur ditën me kritika drejtuar disa prej figurave brenda LDK-së, por duke mos përmendur emra.
Rugova tha se të deklarohesh se je në LDK dhe të bashkërendosh veprimet me njerëz jashtë kësaj partie, apo të flirtosh me eksponentë të partive rivale nuk është e dinjitetshme, transmeton Indeksonline.
Sipas tij, konketimet e tilla të dëmshme duhet të ndalojnë dhe se kjo vlen për të gjithë, pa dallim.
Hapur kundër vendimeve të LDK-së së fundi dolën nënkryetarja e partisë, Vjosa Osmani dhe deputeti Haxhi Avdyli, të cilët nuk përkrahën mocionin e LDK-së për rrëzimin e Qeverisë Kurti dhe lidhjen e koalicionit me AAK-në e Nismën Socialdemokrate.
Postimi i plotë i Rugovës:
Të deklarohesh se je në LDK dhe të bashkërendosh veprimet me njerëz jashtë LDK-së apo të flirtosh me eksponentë të partive rivale nuk është e dinjitetshme. Koketimet e tilla të dëmshme duhet të ndalojnë. Kjo vlen për të gjithë, pa dallim