Naser Morina i reagon PDK-së lidhur me mosrespektim të masave mbrojtëse

Drejtori i Bujqësisë në Komunën e Klinës, Naser Morina, ka reaguar në lidhje me një publikim të postuar nga PDK DEGA NË KLINË, ku ata akuzonin drejorin Morina për mosmbajtje të maskës, si masë mbrojtëse ndaj përhapjes së virusit.

Në atë postim PDK pyeste qytetarët se “A jemi të barabartë para ligjit?”

Por disa ditë më vonë, në një mbledhje të kësaj partie në Klinë, shihet kryetari i saj, Kadri Veseli, dhe kryetari i degës, Sokol Bashota, që edhe pse në ambient të mbyllur as nuk mbajnë masken e as distancën fizike, thuhet në reagimin e Morinës.

REAGIM ME SHKAS!!

Para pak ditësh, PDK dega në Klinë, më akuzoi për mos bartje të maskës gjatë aktivitetëve në kuadër të drejtorisë sime, me titull “A jemi të barabart para ligjit? “, edhe pse unë isha në teren (ambient të hapur), kurse pikërisht, PDK dega në Klinë, mbanë mbledhje në ambient të mbyllur, pa pikë distance, kryetari i degës në Klinë e kryetari i PDK në nivel vendi, janë pa maska!!!!