Në luftë, çdo muaj ishte i përgjakur, por ky i dhjetorit ishte më i përgjakuri sepse humbëm Komandant Kapuçin-Mujë Krasniqi, humbëm Gani Zogun ish i plagosur në luftën e Junikut, humbëm Ali Krasniqin luftëtar e trim sy pa trembur, humbëm dajën Beqë gjithmonë i hareshëm e buzqeshur, humbëm Rifat Mziun, Afrim Musliun e Qenë Qenajn, humbëm edhe luftetaren Luljeta Shalën e shumë bashkëluftetarë trima sypatrembur.
Rënia e Komandant Mujës dhe bashkëluftetarëve tjerë në pritën (Betejën) në Likenët e Hasit, mirë të organizuar nga forcat Çetniko -Serbe me koordinata nga të mjerët shqipëfolës, dhimbjen dhe humbjen e bashkëluftëtarëve na e shndërroj në forcë duke vazhduar luftën deri në Çlirimin e Kosovës.
Në këtë prit, betejë secili pjesëmarrës e ka historinë e vetë sepse ishin nga shumë komuna (zona luftarake) të ndryshme dhe shumë pak njiheshin njëri me tjetrin, sepse secila zonë apo njësi e kishte përgjegjësin e vetë, por pas rënies dhe shpërthimit në pritën e parë ku udhëhiqte Komandant Drini Ekrem Rexha, Mahir Hasani Nexhi, Bica Selimi etj. kjo nuk na pengoj që të rigrupohemi e të vazhdojmë betejën ku një numër i madh mbetën në altarin e lirisë, një numër u kthyen për në Shqipëri e të tjerë vazhduam rrugën për në Kosovë .
Për Betejën e 14 Dhjetorit duhet të shkruhet një tregim i mirëfilltë e të shndërrohet në histori ku brez pas brezi na mësojnë sa me dhimbje po aq me krenari.
Lavdi të rënëve për Lirinë e Kosovës sado e cunguar e me plot vështirësi!
Lavdi e krenar për jetë UÇK-së.
Liri Çlirimtarëve që po mbahen padrejtësisht në kazamatet evropiane!