Naim Musliu, kandidat i PDK-së për deputet, gjatë ditës së sotme ka vizituar bizneset në Klinë, derisa u njoftua nga afër me humbjet që pronarët e tyre pësuan si pasojë e pandemisë COVID-19.
Ai u premtoi dhe u zotua se me PDK-në në krye dhe programin e tyre për Rimëkëmbje do të rritet mirëqenja e qytetarëve, me theks të veçantë ekonomia.
Ky është postimi i Musliut në FB:
Gjatë ditës takova disa nga njerëzit që udhëheqin bizneset në Klinë, aty diskutuam për pasojat ekonomike që ka shkaktuar pandemia dhe ish-qeveritë.
#Rimëkëmja parasheh fond mbi 1 miliard euro për ekonominë në krizë, po ashtu parasheh ngritje të pagës minimale deri në 300 euro dhe rritje pensionesh deri në 40%.
Plani ynë i ka dy pjesë. E para, të lehtësojë dhimbjen e qytetarëve të rënduar nga kriza, për të cilën përveç shkakatarit covid 19, iu shtua edhe keqqeverisja nga dy qeveritë e dështuara, me një menaxhim të keq, të cilin mund ta përmirësojë vetëm PDK-ja, e cila pasojat e shkaktuara nga të gjithë këta shkaktarë do t’i zëvendësojë me punë dhe përkushtim ndaj qytetarëve, ku do të japë fonde e do të bëjë rritje të mirëqenies së qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Së dyti, ne ofrojmë një pako stimuluese për të ringjallur Ekonominë tonë, e cila do të ketë efekt të menjëhershëm, por është edhe projekt afatgjatë.
#NaimMusliu #64 #PDK