Dje zyrtarisht nisi fushata elektorale e partive politike për zgjedhjet parlamentare të 14 Shkurtit.
Kjo ditë nga PDK – dega në Klinë, nisi në një mënyrë shumë të veçantë.
Tre kandidatët për deputet nga kjo komunë dolën duke defiluar rrugëve të qytetit, për të qenë kështu më afër qytetarit.
Naim Musliu, bashkë me dy bashkëpartiakët, përshëndetën qytetarët, teksa po takohen edhe sy me sy me ta, duke shpalosur programin Rimëkëmbje,
“Përkrahja e madhe qytetare për kandidatin për kryeministër, z. Enver Hoxhaj dhe personalitetet e kandiduar nga Dega e PDK-së në Klinë për Kuvendin e Kosovës, ishte e madhe ditëve që lëmë pas. Shpresoj dhe uroj që kjo përkrahje të bëhet akoma më e madhe në ditën e votimit dhe të kurorëzohet me një fitore të merituar.
Na priftë e mbara drejt fitores!”, shkruhet ndër të tjera në postimin e PDK-së, dega në Klinë.