Naim Musliu, kandidati i PDK-së për deputet: Republika, produkt i tri shkronjave të lavdishme “UÇK”

Mobilizim i jashtëzakonshëm nga Partia Demokratike e Kosovës për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.Shkruar Klina info

Në listën e kandidatëvë për deputetë është edhe Naim Musliu, i cili mbanë numrin 64.
Musliu, ashtu si përherë po qëndron afër qytetarëve, teksa sot u takua edhe me ish-ushtarë të Ushtrise Çlirimtare të Kosovës, gjegjësisht shoqatat e dala nga lufta, për të cilat thotë se ruajnë në gjirin e tyre, historinë më të lavdishme të lirisë.
Ky është postimi i Musliut, në llogarinë e tij FB:

Republika të cilën ne sot e gëzojmë është “produkt” i rrugës së shumë burravë dhe grave që u bashkuan rreth tri shkronjavë të lavdishëm UÇK.
Shoqatat e dala nga lufta ruajnë në gjirin e tyre historinë më të lavdishme të lirisë.
Nderime dhe përuljen gjithmonë ndaj familjeve të dëshmoreve, invalideve dhe veteranve.
#NaimMusliu #64 #PDK/Klina.info/