Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci është shprehur optimiste se ditën e hënë do të votohet Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti.
E pyetur për raportimet se a është arritur marrëveshja mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike për bashkëqeverisje, Nagavci është përgjigjur shkurt për këtë.
“Të hënën do të kemi Qeverinë Kurti”, tha ajo