Nafta dhe benzina shtrenjtohen për 1 cent

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet tavan për shitjen e derivateve për këtë të premte.

Çmimi i naftës dhe benzinës është shtrenjtuar për 1 cent, sipas njoftimit, njofton Klankosova.tv.

“Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.61 € për litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.34 € për litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.76 € për litër” thuhet në njoftim.

Çmimet e lartcekura vlejnë për ditën e sotme prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.