Kreu i LDK-së, Isa Mustafa është nisur për në Kuvend të Kosovës, aty ku për pak fillon takimin me kreun e LV-së, Albin Kurtin, raporton Gazeta Express.
Shkurtimisht para mediave, Mustafa i shoqëruar nga nënkryetari i partisë, Lutfi Haziri ka thënë se është nisur në takim dhe shpreson që sot të arrihet marrëveshja për koalicion.
” Po shkojmë për të bërë marrëveshje, jemi të përkushtuar”, tha ai.
Pak minuta më parë ndërkaq në Kuvend të Kosovës ka arritur kreu i LV-së, Albin Kurti