Mustafa arrin në Kuvend, për t’u takuar me Kurtin
INDEKSONLINEE Mërkurë, 11 Dhjetor 2019 16:56
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka pak minuta që ka arritur në objektin e Kuvendit të Kosovës.
Mustafa pritet që të takohet me të parin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Dyshja do të takohen sot pas disa ditë pauze nga takimet e njëpasnjëshme që patën lidhur me arritjen e koalicionit VV-LDK, raporton Indeksonline.
Pas dakordimeve të shumta që patën, LDK-VV ngecën pikërisht në ndarjen e pushteteve.
Posti i Presidentit 2021 si dhe udhëheqja e Ministrisë së Punëve të Brendshme dolën të jenë dy problemet kyçe që ende nuk u arrit koalicioni qeverisës./