Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, e ka rikonfirmuar edhe një herë se partia e saj nuk do ta votojnë Vjosa Osmanin për presidente të shtetit.
Sipas saj, Osmani nuk është person unifikues.
“Te Vjosa Osmani nuk e gjen personin unifikues. Ajo u ngrit në karrierë duke e sharë presidentin Thaçi”.
“Përgjegjëse për krijimin e institucioneve ose për shkuarjen eventuale në zgjedhje është Lëvizja Vetëvendosje. Ajo i ka të gjitha kompetencat që i ka dhënë qytetari të gjejë rrugë alternativë. Është detyre primare e Kurtit që të gjejë një kandidat konsensual që e përfaqëson vërtetë unitetin e vendit e ta propozojë për president dhe nuk besoj që do të ketë rezistencë në votim”.
“Partitë politike nuk ftohen për të bashkëpunuar kur t’i shantazhosh. Duhet të ofrosh bashkëpunim të sinqertë dhe jo të shantazhosh ‘hajdeni ju se do të shkojmë në zgjedhje’”.
“PDK është e gatshme të shkojë në zgjedhje, por nuk lejon që të shantazhohet nga askush”, tha ajo.