Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka shpjeguar një deklaratë të saj në mërgatë ku bënte thirrje mos të përkrahej Fondi për FSK-në.
Musliu ka thënë se Fondi i Ushtrisë është fond “populist” i VV-së. Tutje ajo thotë se në deklaratën e saj ka thënë të mos përkrahet asnjë fond pasi kanë histori të manipulimit në Kosovë.
Ajo u ka bërë thirrje diasporës që të mos i përgjigjen asnjë thirrje për fonde, pavarësisht se nga cila parti vjen.
“Mënyrën si e kanë bë është fond populist, mos me thënë edhe plaçkitës. Mërgata jonë nga VV-ja është trajtu gjithmonë si votë dhe si bankomat. Mërgata jonë duhet të respektohet dhe të vlerësohet për kontributin dhe nuk guxojmë që ta shohim vetëm si bankomat. Apeloj tek mërgata mos t’i përgjigjen asnjë thirrje për fond, pa marrë parasysh se cila parti është në pushtet sepse ne kemi shtet dhe duhet të sillet në Kuvend dhe të ndahet buxheti i nevojshëm”, u shpreh Musliu.