Ekipi i Lazios më në fund ka vendosur që ta lërë Vedat Muriqin, që të paraqitet me Kombëtaren e Kosovës.
Këtë lajm e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit italian, transmeton Indeksonline.
Deri sot, Lazio nuk e lejoi Muriqin që të vinte te Kombëtarja e Kosovës, por insistimi i Muriqit që të jetë patjetër ka bërë që ta bindë klubin italian.
Kombëtarja e Kosovës, do t’i luajë 3 ndeshje gjatë muajit tetor, ku më e rëndësishmja është ajo e 8 tetorit kundër Maqedonisë së Veriut