Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se gjatë muajit shkurt janë regjistruar 5 mijë e 54 të punësuar të rinj.
Sipas Muratit, kjo vjen si rezultat i hyrjes në fuqi të ligjit të ri të ATK-së i cili kërkon që punëtorët të regjistrohen së paku një ditë para se ata të fillojnë punën.
“Të gjithë të punësuarit duhet të kontrollojnë nëse punëdhënësi i ka deklaruar në ATK, dhe në rast se jo, të denoncojnë punëdhënësin. Punëdhënësi ka për obligim të deklarojë të gjithë të punësuarit dhe t’u paguajë kontributet me rregull”, tha Murati.
Tutje, ai tha se fushata e kontrolleve nëpër biznese për punëtorë të padeklaruar po vazhdon.
Fushata e kontrolleve nëpër biznese për punëtorë të padeklaruar po vazhdon.