Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në një konferencë të mbajtur para pak minutave ka deklaruar se kërkesa e ministrisë nuk ka qenë të dorëzohen listat e grevistëve. Sipas tij shantazhet dhe presionet që po vijnë në drejtim të qeverisë, nga ana e SBAShK-ut nuk janë etike sepse po bëhen në kurriz të fëmijëve.
“Ne kemi kërku të na paraqiten ata që janë të grevuar, sepse është e drejtë që ne ta kemi listën e atyre që janë në punë. Kjo është kërku, nuk është kërku listë e grevistëve sepse ne kemi listën e grevistëve. Kjo informacion na vje prej Thesarit të Shtetit. Nuk është etike për të kërcënuar dhe shantazhuar qeverinë në kurriz të fëmijëve. Fëmijët të shkojnë në shkollë, sepse aty e kanë vendi”, tha Murati.