Mungesa e reshjeve të shiut gjatë muajit Gusht dhe gjysmës së Shtatorit ka bërë që në rajonin e komunës së Pejës të fillojnë së aplikuari reduktimet e furnizimit me ujë.
Zyra Rajonale për Media e KRU ‘Hidrodrini’ në Pejë ka njoftuar me orarin e reduktimeve sipas zonave.
Njoftimi i plotë:
“Mungesa e reshjeve gjatë muajit Gusht dhe gjatë kësaj gjysme të muajit Shtator e cila ka shkaktuar thatësira të mëdha në rajonn e Pejës, ka bërë që KRU ‘Hidrodrini’ të filloi së aplikuari reduktimet e furnizmit me ujë, në zonat si në vijim sipas orarit të mëposhtëm:
Nga ora 15:00 deri në ora 19:00 – çdo ditë, reduktime do të ketë në:
BT ‘QENDRA’ – Rrugët ‘Mbretëresha Teutë’, ‘Lekë Dukagjini’, ‘Gjergje Fishta’, ‘Halil Agusholli’, ‘Asllan çeshme’, ‘Riçard Hollbruk’!
BT ‘ KAPESHNICA’ – Rrugët ‘’Mbreti Zog’, ‘Brigada kosovare’, ‘Zatrat’, ‘UÇK’!
BT ‘XHEMAJL KADA” – Rrugët ‘Sylë Hasani’, ‘Ilaz pashë Dibra’, ‘Naum Veqilharxhi’!
Nga ora 08:00 deri në ora 21:00
Vitomerica (Arbneshi) – Rrugët ‘Mulla Zekë Bërdyna’, ‘Alia Izetbegoviç’!
Fshati Loxhë
Nga ora 12:00 deri në ora 19:00 dhe nga ora 24:00 deri në ora 07:00
BT ‘Haxhi Zeka’, BT ‘DARDANIA’dhe BT ‘FIDANISHTE’
Luten qytetarët/konsumatorët që të kursejnë ujin duke e përdorur racionalisht!
Orari i reduktimeve vlen deri në njoftimin e radhës.”-thuhet në njoftimin nga Zyra Rajonale për Media e KRU ‘Hidrodrini’ në Pejë./