Afër stadiumit të futbollit “18 qershori” gjenden dy parqe me nje hapsirë shumë të madhe. Gjendja e tyre qysh pas luftës është e mjerueshme, me barë të paprerë, të parregulluar, me sasi të mëdha të mbeturinave, këto parqe kanë marrë pamje të tmerrshme.
Për shkak të mos investimeve këto parqe kanë mbetur strehë e qenve endacakë, dhe totalisht të pashfrytëzuara nga qytetarët. Me pak investime këto dy parqe, duke marre parasysh poziten dhe sasine e madhe të pjesës së gjelbërt do të ishin adekuate për t’i shfrytëzuar nga qytetarët e komunës së Klinës.