Sot, më datë 27.09.2020, Misioni Diplomatik në kuadër të Organizates së Kombëve të Bashkuara dhe të NATO-s në NEW YORK me seli në Tiranë dekoroi Mulla Xhevat Kryeziu me Dekoratën Misionar i Paqes në Botë.
Mulla Xhevat Kryeziu ka marrë pjesë në pajtimin e shumë hasmërive ndërmjet familjeve shqiptare, që nga vitet 1990, bashkë me profesorin Anton Çeta dhe atdhetarë të tjerë.
Kjo dekoratë është vlerësim për angazhimin e tij për ndaljen e vëllavrasjeve mes shqiptarëve dhe përpjekjen e tij për përhapjen e ideve përparimtare./Klina.info/