Mulaj: Kryeministër, çfarë keni bërë për 4 vite për të rritur rezervat e ujit në Kosovë?

Kandidati për deputet nga LDK, Besim Mulaj, ka pyetur kryeministrin se çfarë ka bërë për 4 vite për të rritur rezervat e ujit në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Kosova është vendi më i varfër sa i përket rezervave ujore dhe kjo është gjendje alarmante që kërkon veprime të menjëhershme.

Ai ka thënë se qeveria aktuale nuk ka vizion dhe nuk mendon për të ardhmen, duke shtuar se Kosovës i duhet një qeveri që kupton rëndësinë e projekte madhore dhe kjo është LDK.

Postimi i tij i plotë: