Mulaj bën thirrje për 9 shkurtin: Të bëjmë gjithçka për të përkrahur fuqinë e ndryshimit

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Besim Mulaj, ka ftuar qytetarët të dalin në zgjedhjet e 9 shkurtit.

href='https://www.facebook.com/profile.php?id=61568261806507&mibextid=ZbWKwL'>

Përmes një postimi në Facebook, Mulaj ka falënderuar të gjithë ata që e përkrahën dhe i dhanë kurajo gjatë këtyre ditëve të fushatës, duke besuar në vizionin e tij për ndërtimin e vendit.

“Jemi në prag të një vendimi historik. Edhe këto pesë ditë që na ndajnë nga 9 shkurti, ju ftoj me gjithë shpirt të bëjmë gjithçka për të përkrahur fuqinë e ndryshimit, për të mbrojtur dhe fuqizuar trashëgiminë e Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova”, shkroi Mulaj.

Ai u zotua se edhe pas 9 shkurtit do të punojë për qytetarët, për Kosovën, për të ardhmën që të gjithë e meritojnë.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Besim Mulaj bartë numrin 79 në listën e LDK-së.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Të dashur qytetarë të Kosovës,

Me zemër plot mirënjohje, ju falënderoj secilin prej jush, kudo në Kosovë, që me kurajë dhe përkushtim keni mbështetur Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe vizionin e Lumir Abdixhikut për Kryeministër. Mbështetja juaj është zëri i ndryshimit, forca që na frymëzon dhe përgjegjësia që na nxit të punojmë për një Kosovë demokratike dhe Euro-atlantike.

Jemi në prag të një vendimi historik. Edhe këto pesë ditë që na ndajnë nga 9 shkurti, ju ftoj me gjithë shpirt të bëjmë gjithçka për të përkrahur fuqinë e ndryshimit, për të mbrojtur dhe fuqizuar trashëgiminë e Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova.

Ashtu si deri më sot, edhe pas 9 shkurtit, me tërë qenien time do të punoj për ju, për Kosovën, për të ardhmen që e meritoni – me dinjitet, me përkushtim dhe me përgjegjësi në Kuvendin e Kosovës.

Pa besim s’ka ndryshim!

Me respekt e mirënjohje,

Dr.sci. Besim Mulaj