Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka reaguar pas ngjarjes së djeshme ku në këtë komunë është djegur balona “Mirë se vini në Pejë”
Muhaxheri ka thënë se se euforia e reagimeve ishte e tepërt lidhur me ngjyrat e balonës për të cilat u pretendua se i përkasin Jugosllavisë.
Muhaxheri u shpreh se balona ishte dhuratë nga një pilot francez.
“Balona e cila u vendos dje me mbishkrimin: “Komuna e Pejës, Mirë Se Vini” ishte një simbolikë e dhuruar nga piloti francez, kampion në aeronautizëm, z. Guy Cinquin. Ai e solli balonën me ajër të nxehtë të cilën tashmë shumica e keni parë në qiell. Pas kthimit në Francë, z. Cinquin e ka promovuar jashtëzakonisht mirë Pejën por edhe kulturën tonë në mediat e atjeshme. Ai u rikthye prapë në Pejë për të realizuar fluturime të tjera, dhe në shenjë mirënjohje e ka sjellur balonën e cila u vendos dje në hyrje të qytetit, madje atë e ka instaluar personalisht, duke mos e pasur idenë se veprimi i tij me qëllim të mirë, do të keqkuptohej”, thuhet në postimin e Muhaxherit