Muharrem Nitaj është emëruar ministër në detyrë në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit.
Nitaj vjen nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Në vendim theksohet gjithashtu se Nitaj, brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, është i obliguar ta bëjë deklarimin e pasurisë.
Nitaj zëvendëson Blerim Kuçin, i cili e ofroi sot dorëheqjen nga ky post.