Muharrem Nitaj: E konsideroj ogur të bardhë kandidaturën e Prof Dr Zenun Elezajt për deputet

Sekretari i Përgjithshëm i AAK, Muharrem Nitaj me fjalë të mëdha për kryetarin e Klinës, Zenun Elezaj i cili është kandidat po ashtu për deputet në listën e AAK-së.

Nitaj përmes një postimi në FB thotë se t’i shkruash dy tri fjalë për Zenun Elezajn, jo se është mision i pamundur por është goxha e vështirë.

Ky është postimi përshkrues i Nitajt për Elezajn:

Kur pat qenë kandidat për kryetar komune në Klinë, kishte një dilemë nëse profesor Elezaj, do të mund të shkëlqente në qeverisje, poaq shumë sa edhe në shkencë, por ai jo pa hirë u shndërrua në model të nje kryetari që e duan.

Thonë që fjalët e tepërta janë fukarallëk, por ato kurr s’mund të jenë të tepërta kur flet për Profesor Elezajn. Vec problem është ku t’i gjeshë të duhurat se!

Punëtor i madh e që rrallë flet për punën e tij. Po qe si del e keqja nga goja asnjëherë! Sa në auditor të dijes, sa në çdo cep e situatë të komunës së tij. Me konsideratë për cdo njeri e që nuk i sheh nga lart, por duke e parë veten krejt të barabartë me cdonjërin prej tyre.

Unë sa herë e takoj, i drejtohem me profesor Elezaj e ai ma kthen, “kjo më pëlqen më tepër”!

E konsideroj ogur të bardhë kandidaturën e Prof Dr Zenun Elezajt për deputet.