MSH publikon udhëzimet e reja, ja kur duhet dhe s’duhet të mbahet maska

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar udhëzuesin për përdorimin e maskave për mbrojte nga COVID-19.

Në këtë udhëzues tregohet se kur qytetarët duhet që t’i bartin maskat dhe se kur një gjë e tillë nuk është e nevojshme.

Bazuar në udhëzuesin e MSH-së, maskën duhet ta vendosni në këto raste:

Nëse jeni duke u kujdesur në shtëpi për një familjar tuajin me covid-19
-Nëse jeni i sëmurë me COVID-19 ose dyshoni se jeni prekur nga COVID-19, mos dilni nga shtëpia, përveç rasteve për të shkuar te mjeku. Mundësisht, qëndroni në një dhomë të veçantë në shtëpinë tuaj.

Nëse keni nevojë të jeni pranë familjarëve në shtëpi, vendoseni maskën.

-Gjatë qëndrimit në secilin institucion shëndetësor.

-transporti publik (aeroplan, tren, kombi, taksi dhe autobus)

-qendrat e transportit (stacionet dhe terminalet e autobusëve dhe trenave)

-dyqane, supermarkete dhe qendra tregtare

-ambiente që ofrojnë shërbime zyrtare, profesionale, juridike ose financiare (institucione zyrtare, postë, bankë, etj.

-ambiente që ofrojnë kujdes personal dhe trajtime bukurie (sallone ondulimi, berberë, sallone estetike, qendra masazhi, etj.)

-qendra turistike dhe argëtuese (muze, galeri, kinema, teatër, salla e koncerteve, shtëpi të kulturës, salla dasmash etj.)-biblioteka dhe sallat e leximit publik

-faltoret (kishat, xhamitë)

-qendrat e komunitetit, qendrat rinore, shtëpitë e kujdesit për të moshuarit-sallat e ekspozitave dhe konferencave-zonat publike në hotele dhe bujtina-depot dhe mjediset e distribucionit-ambulantët veterinare

“Maska duhet të vihet para se të hyni në këto vende dhe duhet ta mbani atë derisa të largoheni nëse nuk ka një ndonjë arsye për heqjen e saj.

Maskën dhe mbulesën e fytyrës duhet ta mbani edhe në mjediset e mbyllura, të cilat nuk janë të radhitura këtu dhe në të cilat është vështirë të mbahet distanca sociale”, thuhet në udhëzuesin e MSH’së.

Ndërkohë, rastet kur nuk bartet maska janë:

-Gjatë ecjes në rrugë kur jeni vetëm;-

Te çdokush që ka probleme me frymëmarrje (të ofrohet dëshmia e sëmundjes së rrugëve të frymëmarrjes).

-Nëse jeni vetëm në veturë vetëm

Njerëzit që nuk mund ta vendosin ose heqin maskën për shkak të ndonjë sëmundjeje fizike, mendore ose ndonjë dëmtimi e paaftësie

-Personat shurdh-memecë.

-Në momentet kur duhet të veprohet urgjentisht nga përfaqësuesit e autoriteteve (policët, punëtorët shëndetësorë, zjarrfikësit) për të dhënë ndihmë ose për të evituar kërcënimin e çfarëdo rreziku.

-Në aktivitete që mund të shkaktojnë lagien e maskës, si p.sh. gjatë larjes në pishinë, liqe ose në det. /