Ministria e Shëndetësisë planifikon të blejë material laboratorik për teste për COVID-19 me çmim rreth 190% më shtrenjtë, në krahasim me kontratën e dhënë në muajin tetor 2020.
Kështu ka raportuar Instituti Demokratik i Kosovës, ku thotë se më 8 dhjetor MSH-ja ka shpallur tenderin për “Furnizim me material laboratorik për testim për SARS-COV-2”, me vlerë të parashikuar mbi 5 milionë euro, raporton “Zeri.info”.
“Përmes këtij tenderi parashikohen të blihen 39 materiale laboratorike. Çmimet që MSH-ja ka parashikuar për 5 nga këto 39 materiale janë 116.000 euro, ose rreth 190% më të larta sesa çmimet me të cilat këto materiale ishin blerë vetëm dy muaj më herët, përmes kontratës së publikuar më 1 tetor 2020”, thekson KDI-ja.
Ata rekomandojnë që “MSH-ja të rishikoj këto çmime, pasi ende nuk janë hapur ofertat