Laboratori AvicenaKS, është licencuar nga Minisria e Shëndetësisë për punimin e testeve serologjike Covid-19.
Përmes një njoftimi Avicena KS ka bërë të ditur se duke pasur si prioritet mbrojtjen e shëndetit është përfshirë në donacion të analizave laboratorike serologjike (pa pagesë për Covid-19 gjatë muajit gusht.
“Të gjitha këto plagë të thella dhe të gjata. Laboratori AvicenaKS, si kompani përgjegjëse-shoqërore, duke pasur si prioritet mbrojtjen e shëndetit është përfshirë në donacion të analizave laboratorike serologjike ( të detektimit të Antitrupave Anti-Sars Cov 2) pa pagesë për Covid-19 gjatë muajit Gusht”, thuhet në njoftimin e tyre. /Zëri
Njoftimi i plotë:
Njoftimi i plotë:Pandemia e COVID-19 na ka treguar ndërlidhjen hallkore të botës sonë – dhe se askush nuk është i/e sigurt derisa të gjithë të jenë të sigurt. Pandemia COVID-19 është krizë globale shëndetësore e kohës sonë dhe njëkohësisht sfida më e madhe me të cilën jemi duke u përballur. Për t’a mposhtur Covid-19 ajo që na nevojitet është solidariteti. Vetëm duke vepruar në solidaritet, mund të shpëtojmë jetë dhe të arrijmë të kapërcejnë ndikimet shkatërruese të krizës socio-ekonomike. Të gjitha këto plagë të thella dhe të gjata. Laboratori AvicenaKS, si kompani përgjegjëse-shoqërore, duke pasur si prioritet mbrojtjen e shëndetit është përfshirë në donacion të analizave laboratorike serologjike ( të detektimit të Antitrupave Anti-Sars Cov 2) pa pagesë për Covid-19 gjatë muajit Gusht.-Të nderuar/nderuara ju informojmë se më datën 18.08.2020 Laboratori Avicena KS është licensuar nga Ministria e Shëndetësisë për punimin e testeve serologjike Covid-19.Duke ju falenderuar ju për durimin dhe besimin tuaj, AvicenaKS ka vendosur të j’u shpërblej me testime FALAS gjatë muajit Gusht. AvicenaKS do të starton me testet pasi që ka bërë të gjitha furnizimet/përgatitjet për të qëndruar sa më afër konsumatorit, bashkëpuntorëve,pacientëve dhe të gjithë të cilët kanë nevojë. Për të qenë përfitues termini është i obligueshëm.-Të gjitha mostrat që do të punohen, do të analizohen në Laboratorin AvicenaKS. Të gjitha shpenzimet do të jenë shpenzime të Laboratorit, poashtu punimi i analizave dhe analizimi i mostrave do të plotësoj të gjitha kushtet optimale higjinike dhe i përmbahet normave dhe standardeve botërore.Ju arrini të detektoni nëse ju keni virusin ose keni pasur virusin dhe as nuk e keni ditur atë!Testimi kryhet përmes marrjes së mostrës së gjakut, ndërsa procedura e testimit nuk zgjat më shumë se 10 minuta. Mostrat e testimit të Covid -19 merren në një hapësirë speciale të ndarë tërësisht nga pjesa tjetër e laboratorit me qëllim të sigurisë dhe mbrojtjes maksimale.Rezultatet e testit dalin shpejt, janë efikase dhe precize me saktësi.Ne marrim përgjegjësi të përfshihemi në luftën kundër pandemis, sepse të qenurit së bashku dhe solidariteti janë ato që na mbajnë në jetë dhe të fortë. Prandaj ne kemi vendosur në dispozicionin tuaj burimet, përvojën dhe njohurit tona në mënyrë sa më aktive sepse askush nuk është i sigurt deri sa të gjithë të jenë të sigurt.Vetëm në ketë mënyrë mund të arrijmë ta fitojm këtë ‘luftë’ duke qenë secili të ndërgjegjshëm dhe duke i marrë përgjegjësit tona.Mirëqenia juaj është motivi ynë! Të minimizojmë së bashku mundësin për t’u infektuar,të zbatojmë masat!