90:00 – Ka përfunduar ndeshja në “Nations Arena”, ku Kosova ka pësuar humbje nga Rumania me rezultat 2-0. Kjo humbje ia shuan shpresat Kosovës për një kualifikim të mundshëm në Euro 2024. Aktualisht, në krye të tabelës është Zvicra me 14 pikë, e dyta Rumania me 12 pikë, në vendin e tretë është Izraeli me 11 pikë, ndërsa Kosova është në vendin e pestë me 4 pikë e Andorra në vendin e gjashtë me vetëm 2 pikë
92’ Rumania e ka shënuar edhe golin e dytë në ndeshjen kundër Kosovës. Realizatori i golit të dytë ishte Mihaila.
83’ Rumania ka kaluar në epërsi me anë të Staniqu.
78’ Albion Rrahmani është inkuadruar në lojë për ta bërë debutimin me Kosovën. Rrahmani u zëvendësua me Bernard Berishën, ndërsa debutim bëri edhe Ismail Beka i cili i zëvendësua me Vojvodën i cili u lëndua.
70’ Kanë mbetur edhe 20 minuta lojë në “Nations Arena”, ku dominimin po vazhdojnë ta kenë rumunët. Vlen të përmendet që në minutën e 60-të, Aro Muriq priti një penallti e cila vazhdon ta mbajë në lojë Kosovën.
60’ Rumania ka dështuar të shënojë nga penalltia pasi topin e priti portieri Aro Muriq.
53’ Kanë kaluar 53 minuta lojë në ndeshjen mes Rumanisë e Kosovës, ku rumunët në pjesën e dytë po e kanë totalisht dominimin.
46’ Ka nisur pjesa e dytë mes Rumanisë dhe Kosovës. Tani, me topin luajnë “Dardanët”.
45:00 – Ka përfunduar pjesa e parë në mes Rumanisë e Kosovës, ku “Dardanët” mbeten me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit të Vedat Muriqit i cili u ndëshkua me dy kartonë të verdhë. Ndeshja u ndërpre në minutën e 20-të pas thirrjeve shoviniste të tifozëve rumunë, e më pas vazhdoi ku ishte pikërisht Muriqi ai që pati një rast të mirë shënimi por nuk arriti që topi ta kalojë vijën e portës. Rezultati po vazhdon të jetë ende 0-0.
43′ Vedat Muriqi është përjashtuar nga loja për shkak të kartonit të dytë të verdhë në minutën e 42-të të ndeshjes. Para pak çastesh ishte Zhegrova ai që pati një rast shumë të mirë shënimi por që nuk arriti ta konkretizojë gjuajtjen e tij.
30′ Kanë kaluar gjysmë ore lojë në ndeshjen mes Rumanisë e Kosovës, ku pak çaste më herët ishte Vedat Muriqi i cili u gjend i vetëm përballë portierit por topin nga vija e portës e largoi njëri nga mbrojtësit rumun. Rezultati akoma po vazhdon të jetë i pandryshuar, teksa dominimin po e kanë rumunët.
21‘ Ka rinisur ndeshja në mes Rumanisë e Kosovës, ku “Dardanët” u kthyen në fushë pas thirrjeve shoviniste të tifozëve rumunë të cilët shfaqen banerin “Kosova është Serbi. Rezultati vazhdon të jetë ende 0-0.
20′ Futbollistët e Kosovës janë kthyer në fushë, ku tash po i bëjnë ngrohjet pas ndërprerjes së ndeshjes për disa minuta si pasojë e thirrjeve nacionaliste të tifozëve rumunë ku thanë “Kosova është Serbi”
Mërgim Vojvoda i është përgjigjur me shqiponje parullave nacionaliste të tifozëve rumunë të cilët shkruan “Kosova është Serbi”.
Në zhveshtore po diskutohet në mes kombëtares së Kosovës, asaj rumune dhe gjyqtarit nëse ndeshja do të vazhdojë apo jo.
Tifozët rumunë e mbajtën mbi tre minuta banerin ku thuhej “Kosova është Serbi”. Pas kësaj, gjyqtari kryesor i çoi lojtarët në zhveshtore.
20’ Tifozët rumunë e kanë shpalosur banerin “Kosova është Serbi”. Ndeshja është ndërprerë për disa minuta dhe nuk dihet nëse ndeshja do të rinis.
15’ Në “Nations Arena” është luajtur një çerek ore lojë mes Rumanisë e Kosovës, ku dardanët po vazhdojnë ta kenë dominimin në fushë. Zhegrova në minutën e 11-të të takimit rrezikoi portën rumune me një goditje, por atë e ndali portieri Moldovan.
6’ Kanë kaluar gjashtë minuta lojë në “Nations Arena”, ku Kosova deri në këto momente e ka një dominim të lehtë përballë rumunëve.
1’ Ka nisur ndeshja në mes Rumanisë e Kosovës, të parët që luajnë me topin janë rumunët.
Kosova sonte do të ndeshet me Rumaninë në “National Arena” nga ora 20:45.
Tashmë të dy kombëtaret kanë bërë zyrtare formacionet, ku ndryshimi te Kosova është Zhegrova i cili do ta nisë ndeshjen nga fillimi.
Më poshtë gjeni formacionet zyrtare të të dyja ekipeve:
Kosova: Muriq, Paqarada, Aliti, Rrahmani, Vovjoda, Berisha, Loshaj, Berisha, Paqarada, Zhegrova, Rashica dhe Muriqi.
Rumania: Moldovan, Ratiu, Dargusin, Scerciu, Cicaldau, Puscas, Stanciu, Bancu, Hagi, Burca dhe Coman.