Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka refuzuar kërkesën e Vuçiqit, Vulinit, Gjuriqit e Petkoviqit për ta vizituar Kosovën.
Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe ministrja Meliza Haradinaj-Stublla.
Përmes një deklarate për media ajo ka thënë që kërkesa e tyre për ta vizituar Kosovën në kohën kur e njëjta po përballet me rihapjen e plagës e dhimbjes së madhe për personat e pagjetur e të masakruar është ofendim.
Në reagim thuhet tutje që secila kërkesë e Serbisë në këso rrethana do ta ketë përgjigjen e njëjtë.