7 milionë e 130 mijë euro është shumë që Ministria e Punëve të Brendshme i ka investuar për blerjen e autoblindave, topave të ujit, llimuzinave të blinduara.
MPB-ja ka blerë në vlerë 1 milion e 300 mijë euro, armë dhe 350 mijë euro armë të gjata për policët kufitarë.
Sipas raportit të Thesarit të Shtetit kjo ministri ka blerë edhe pajisje të specializuara për policinë kufitare në vlerë, 280 mijë euro ndërsa konfidenciale për hetusinë ka blerë mjete në vlerë 300 mijë euro.
Kjo ministri ka investuar 200 mijë euro edhe në sigurinë kibernetike dhe çështje tjera. Megjithatë, ajo që bije në sy është investimi në shkolla.
Ministria po ashtu ka investuar 747 mijë e 117 euro për ndërtimin e shkollës fillore në Pejë, 864 mijë e 828 euro për ndërtimin e shkollës së muzikës në Prizren, 39 mijë e 455 euro për ndërtimin e shkollës në Bajqinë të Podujevës, 286 mijë e 303 euro për ndërtimin e shkollës fillore në Pozhoran të Vitisë, 64 mijë e 731 euro për ndërtimin e ndërtimin e rrethojës në fushën e sportit, 50 mijë euro për shkollën multietnike në Mitrovicë të Veriut, 290 mijë për ndërtimin e shkollës së ciklit të ultë në Fushticë të Epërme në Drenas, 73 mijë e 181 për ndërtimin e çerdhes në Prizren, 561 mijë e 346 mijë euro për ndërtimin e shkollës në Komoran të Drenasit.
Kurse për projektimin dhe ndërtimin e Spitalit të Prishtinës, ka shpenzuar 500 mijë euro, njofton KosovaPress