Sot parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell.
href='https://www.facebook.com/profile.php?id=61568261806507&mibextid=ZbWKwL'>
Meteo Kosova ka paralajmëruar se pritet të kemi depërtimin e një fronti të ftohtë, kryesisht orëve të pasdites, duke sjellë reshje lokale shiu, të cilat në zona të caktuara mund të jenë në formë të rrebesheve.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-26 km/h, transmeton Sinjali.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 1 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 9 deri në 12°C.