Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për sot (06.06.2024) ka parashikuar mot me diell dhe vranësira të nivelit të mesëm.
Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes me shpejtësi 1-4m/s”- thuhet në njoftim.