Mbi vendin tonë sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14 deri në 17 gradë Celsius.
Kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike do të jen relativisht të mira.