Gadishull i Ballkanit po ndikohet nga qendra me presion të lartë atmosferik e cila po kushtëzon territorin e Kosovës me mot të stabilizuar.
Moti për sot pritet të jetë me diell dhe vranësira të pakta. Vende-vende priten edhe reshje shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet15-16 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-33 gradë celsius.Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-6m/s.