Instituti Hidrometeorologjik parasheh se në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm,
Sot, e hënë, pritet të ketë më shumë rreze dielli.
“Po ashtu edhe të martën. Nga dita e mërkurë një sistem vranësirash të dendura do ta përfshijë territorin tonë duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh”, njofton IHMK-ja.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-11 m/s