Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale dielli.
Sipas Meteo Kosova, era do të fryjë nga juglindja, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej 17-52 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 7°C.
Ndërkaq, maksimalet e ditës do të luhaten mes 15 dhe 19°C.