Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 dhe 11 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës pritet të jenë në mes 25 e 28 gradë.
Qytetet me temperaturën më të lartë pritet të jenë Gjakova e Prizreni me 28 gradë ndërsa Dragashi pritet ta ketë temperaturën më të ulët, me vetëm 9 gradë Celsius.