Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë këtë të mërkurë do të mbajë mot kryesisht me diell.
Sipas IHMK-së, temperaturat do të shënojnë rritje të lehta në të dy vlerat ekstremale.
“Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimet e ndryshme”, thuhet në njoftimin e IHMK-së,
Temperaturat maksimale për sot pritet të shkojnë deri në 35 gradë Celsius, ndërsa minimalja pritet të jetë 13 gradë.