Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se edhe fundjava do të jetë e vranët dhe me riga shiu.
Të shtunën në pjesën e parë të ditës mot kryesisht me diell por që vranësirat konvektive do të fillojnë nga gjysma e ditës, ku më pas, në orët e pasdites do të jenë në zhvillim, për të krijuar kushte për reshje shiu.
Në zona të kufizuara rrezikohet të ketë edhe stuhi lokale me breshër.
Temperaturat mbesin konstante me ditët e fundit.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë.