Moti për sot: Diell e vranësira, temperatura maksimale arrin deri në 22°C

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku nuk përjashtohet mundësia për ndonjë rrebesh të izoluar, kryesisht në Rrafshin e Kosovës.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 9-31 km/h, raporton Meteo Kosova, transmeton Sinjali.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale nga 19 deri në 22°C.