Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara kryesisht për gjatë relievit malor.
Temperaturat do të shënojnë rritje të lehta, në orët e mesditës. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-38 gradë Celsius. Indeksi UV vazhdon t’i mbajë vlerat e larta, prandaj këshillohet shmangëja e kontaktit direkt me rrezet e diellit.
Sipas Intitutit Hidrometerologjik në intervalin kohorë 10:00-17:00, (konsumo ujë, jo edhe lëngje të gazuar dhe me sheqer, bartë masa mbrojtëse, syze, kapelë, rroba të pambukta me ngjyra të lehta.
Të moshuarit dhe rastet me sëmundje kronike të qëndrojnë në ambiente të freskëta dhe të ajrosura mirë).