Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, e gjithë java do të karakterizohet me mot të nxehtë. Kjo situatë, sipas këtij instituti vjen si pasojë e masave të nxehta të ajrit të ardhura nga pjesa perëndimore e kontinentit.
Parashihen shumë orë me diell, duke bërë kështu që maksimalet e ditës të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius, derisa minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius. Nuk përjashtohet mundësia që në viset malore të ketë reshje të izoluara”, thuhet në njoftim.
Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit.