Moti për javën e ardhshme i ndryshueshëm
Gjatë pesë ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë një mot i ndryshueshëm.
E hëna fillon mot me diell, por gjatë ditës pritet një sistem vranësirash të dendura të përfshijnë territorin duke kushtëzuar mot të paqëndrueshëm i përcjellë me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Shtrirja e reshjeve kuptohet nuk do të jetë uniforme në gjithë vendin për shkak të orografisë që ka vendi ynë, por që sasitë e reshjeve do të jenë më të theksuara në jug perëndim dhe veriperëndim.
Pas reshjeve pritet të ketë intervale me diell por që vranësirat do të mbeten të theksuara në gjithë territorin, më shumë rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të jenë pothuajse tipike vjeshtore, deri sa ato maksimalet do të variojnë pak mbi vlerat e normales.
Minimalet gjatë gjithë javës do të lëvizin ndërmjet 7-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-24 gradë Celsius.